Komentatori politik, Blerim Gashi në “Politiko” ka folur rreth politikës serbe karshi Kosovës duke përfshirë edhe marrëveshjen finale e krijimin e Asociacionit në vendin tonë, raporton Gazeta10.
Gashi, ka thënë se është e vështirë t’i zësh besë Vuçiqit, Daçiqt e Vulinit të cilët i kanë bartur “gajbe me birra Sheshelit kur e kanë bë zullumin në Ballkan”.
“Unë besoj që Asociacioni është i dobishëm në fillim të punës, nuk bën kurrgjë dëm, loja që bëhet është qysh me i zë besës Vuçiqit, Daçiqit, Vulinit e këtyre mashtrueseve që janë mendimtarë e ideolog, e ju kanë bajt gajbe të birrave Sheshelit kur e kanë bë zullumin në Ballkan. Ec e dije, ec e nxine besë, ec e jep garanci politike që ky mentalitet politik, hegjemon, vrastar jo që se përfill Këshillin Nacional shqiptar, boshnjak, hungarez në Serbi po as nuk të pranon si shtet.”, ka thënë Gashi.
Tutje, Gashi ka thënë se Asociacioni është i mirëseardhur, por jo siç është nënshkruar në 2013 e 2015 nga “ata që s’kanë ditë se çka po bëjnë”./Gazeta10