Duhet Lexuar

Shala: S’është në rregull me pas valide një marrëveshje që Serbia s’e ka nënshkruar

Gazeta10
08 Shkurt 2023 - 21:36

Komentatori politik, Krenar Shala në “Politiko” ka folur rreth formimit të Asociacionit duke thënë se nuk është në rregull që ne me pas një marrëveshje valide të cilën nuk e ka nënshkruar Serbia.

Shala, ka thënë se ai e ka pranuar Asociacionin vetëm në rast se do të ketë njohje.

“Unë e kam shkel dinjitetin tim kur kam deklaruar që jam gjendje me bë një kompromis me pranu Asociacionin përkundër qa është njëetnik dhe diskriminues ndaj komuniteteve të tjera, nëse arrihet një marrëveshje normalizimi me njohje reciproke. Meqenëse kjo nuk është e mundur, atëherë unë kam thënë që nuk është në rregull që na me pas valide një marrëveshje që Serbia nuk e ka nënshkruar, sepse sot lexova që Serbia e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese dhe Kushtetusja ia ka kthy ne nuk e njohim dhe territorin më të me cilin ju jeni marrë vesh dhe kjo nuk është çështje për shqyrtim.”, ka thënë Shala.

Tutje, Shala ka hedhur kritika edhe për Komisioni Evropian, duke thënë se është çudi se si ka mundur ta pranojë një marrëveshje të tillë që përfshinë dy elemente diskriminuese që nuk i pranon BE-ja; trupa e panelit të Gjykatës së Apelit dhe komandati që duhet të jetë vetëm serb./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.