Duhet Lexuar

Kërstiq: Serbët e Kosovës janë jetim, Beogradi e Prishtina s’kujdesen për ta

Gazeta10
08 Shkurt 2023 - 21:55

Analisti serb, Branislav Kërstiq në “Politiko” ka komentuar mënyrën se si shqiptarët po e shohin krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, raporton Gazeta10.

Kërstiq, përveç se ka thënë se shqiptarët po i frikëson Asociacioni, ai ka thënë se serbët në Kosovë janë jetim dhe askush nuk po kujdeset për ta.

“Mua më duket që Beogradi zyrtar e as Prishtina nuk mendon për ata serbë që duhet të jetojnë në Kosovë. Serbët e Kosovës janë jetim, nuk kujdeset as Beogradi e as Prishtina për ta. Një elitë shumë  e madhe e kosovarëve e kanë problem Asociacionin. Asociacioni vjen si një kusht i Beogradit zyrtar për pranimin e pavarësisë së Kosovës.”, ka thënë Kërstiq.

Tutje, Kërstiq ka thënë se edhe elita politike e ka mjaftë problem që ta kuptojë formimin e Asociacionit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.