Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Vjen reagimi i parë nga Amos Zaharia pas eleminimit nga “BBV”

Gazeta10
09 February 2023 - 10:27

Menjëherë pas daljes nga shtëpia e famshme në Shqipëri BBV, aktori Amos Zaharia ka bërë reagimin e tij të pare,raporton Gazeta10.

Ish-banori ka bërë një postim në profilin e tij në rrjetin social Instagram ku falenderon mbështetësit e tij dhe shprehet i lumtur që po i rikthehet jetës.

Ai gjithashtu ka kërkuar ndjesë për shakatë e tij, sipas tij ato shaka kanë qenë të keqkuptuara, për qëndrimin e tij ndaj banorëve.

“Shumë prej jush që më njohin e ma dine humorin më kanë kuptuar, të tjerë që nuk më njohin, e kanë keqkuptuar. Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mija, sjellja ime, qëndrimet e mija në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë! Ajo që ka rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë dhe këtu perfshij edhe veten time mbi të gjithë”,ka shkruar Amosi.

Amosi u largua nga BBV pasi u votua nga publiku dhe se banori i cili duhet të linte shtëpinë  ishte ai.Disa nga banorët nuk e pritën mirë daljen e Amosi e sidomos Olta e cila brenda shtëpis ishte personi më i afërt me të./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.