Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Diola Dosti në Big Brother Vip Albania rrëfen historinë e dashurisë me 77-vjeçarin

Gazeta10
09 February 2023 - 16:17

Diola Dosti, një nga banoret e “Big Brother VIP”,  është treguar së fundmi e hapur në një bisedë me Dean, duke rrëfyer se ka rënë në dashuri me një 77-vjeçar.

Diola tha se nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve, por me mendjen, dhe për personin në fjalë tha se ishte shumë i zgjuar dhe se kur shikonte sytë e tij ndihej sikur shikonte botën.

“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt, nuk dashurohem dot me fizikun e kam shumë të rëndësishme mendjen, dhe ai ishte aq i zgjuar.Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën.Kur i thosha shoqeve të mia “Kam rënë në dashuri”, ato thoshin ti je e çmendur, ai është 77 vjeç, tha ajo.

Diola është mama e tri vajzave, të cilat pak ditë më parë dhuruan emocione të mëdha për të dhe gjithë teleshikuesit teksa hyn në “Big Brother VIP” për të surprizuar nënën e tyre.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.