
Manchester City është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë për edicionin e ri, pas largimit të Joao Cancelos.
Sipas raportimeve të fundit, “Qytetarët” kanë shprehur interesim për mbrojtësin anglez, Ben Chillwell.
Chillwell nuk po ka hapësira të mjaftueshme të Chelsea dhe në verë pritet të largohet nga Londra, por jo edhe nga Premierliga.
26-vjeçari është pjesë e Chelseat që nga viti 2020, ku u transferua nga skaudra tjetër angleze, Leicester City, për shumën e 50 milionë eurove.
Anglezi ka kontratë me “Blutë e Londrës” deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 38 milionë euro.
Këtë edicion, Chillwell ka realizuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime në 15 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Deri më tani me ekipin londinez, 26-vjeçari ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.