Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Momenti kur hajnat e maskuar vjedhin veturën luksoze në Prishtinë

Gazeta10
09 February 2023 - 17:52

Më 7 shkurt ka ndodhur një vjedhje në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

Dy persona të maskuar kanë vjedhur një veturë e tipit Audi Q7, në vlerë prej 55 mijë eurosh.

“Personat e maskuar dhe pajisur me dorëza kanë depërtuar në shtëpi rreth orës 03:00 të mëngjesit. Për 20 minuta ata kanë dalur nga shtëpia me veturë. Rasti është lajmëruar edhe në polici. Po ashtu janë vjedhur edhe 400 euro nga jakna që e kishte lënë brenda veturës xhaxhai”, i ka thënë Gazetës10 familjari i pronarit të veturës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Polia e Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, ku kanë vjedhur disa dokumente, para të gatshme dhe veturën e ankuesit. Rasti është duke u hetuar”, tha Policia./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.