
Gjatë kësaj fundjave, Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me stinorin pranveror, ku pritet të zhvillohen disa ndeshje mjaft interesante.
Kampioni vjeshtor, Drita të dielën udhëton në Mitrovicë për tu përballur me Trepçën ’89.
“Intelektualët me një fitore kërkojnë që të vazhdojnë kryesimin në tabelë, ndërsa “Xehtarët” kërkojnë triumfin për të iu shmangur zonës së rrezikshme.
Kampioni në fuqi, Ballkani e nis stinorin vjeshtor si mysafir i Malishevës, në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.
Therandasit kishin arritur fitore në dy ndeshjet e mëparshme kundër Malishevës këtë sezon dhe do të tentojë që ta vazhdojë edhe më tutje këtë seri.
Prishtina e nis stinorin vjeshtor si mysafir i Dukagjinit, në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “18 Qershori”.
Gjilani në xhiron e 19-të pritet të ketë një ndeshje më të lehtë në letër, ku do të përballet me ekipin e fundit në tabelë, Ferizajin.
Përballje tjetër interesante, pritet të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ku do të përballen Drenica dhe Llapi.
Të gjitha këto ndeshje startojnë më fillim nga ora 13:00.