
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide.
Ky takim u zhvillua në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë.
“Gjatë bisedës u shkëmbyen pikëpamje për rrugën e Republikës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian, sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.