Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sergio Busquets e dëshiron “ëndrrën amerikane”

Gazeta10
10 February 2023 - 12:24

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka zbuluar se Sergio Busquets dëshiron të përjetojë “eskperiencën amerikane”.

Busquets e kishte mundësinë që të largohet për në ShBA gjatë verës, mirëpo kishte vendosur që të plotësonte kontratën e me klubin e tij të fëmijërisë, Barcelonën.

E përditshmja spanjolle, AS kishte raportuar se spanjolli kishte refuzuar një ofertë të majme nga klubi saudit, Al-Nassr.

Busquets është i lidhur me një lëvizje në klubin e David Beckham, Inter Miami, por asnjë ofertë nuk është dorëzuar ende.

Sipas raportimeve spanjolle, Xavi është një ‘tifoz’ i mesfushorit, dhe do t’i pëlqente nëse ky i fundit qëndron ende në “Camp Nou”.

Sergio Busquets është pjesë ë “Blaugranëve” që nga sezoni 2008/09 dhe është nën kontratë me katalunasit deri në përfundim të këtij sezoni.

Mesfushori i Spanjës është paraqitur në 27 ndeshje këtë sezon duke kontribuar me vetëm një asist.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.