
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar në lidhje me ativitetin që po bën Kryetari i Rinisë së PDK-së, Trim Syla, raporton Gazeta10.
Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se Trimi përmes parullave që ka pasur çdo ditë, i ka dhënë zë thirrjeve për shkarkimin e ambasadorit Martin Berishaj.
Krasniqi në postim ka bashkangjitur disa fotografi ku shihet Syla me parulla të ndryshme e me shkrime të ndryshme, duke thënë se është krenar me aktivizmin e tij.
“Trimi, përmes parullave të përditshme, u ka dhënë za thirrjeve për shkarkimin dhe sjelljen para drejtësisë të ambasadorit të çnderuar, Martin Berishaj. Krenar me aktivizmin e tij. #TiKiZa”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta10