Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet një burrë, e dhunoi një grua duke iu prezantuar rrejshëm si polic

Gazeta10
10 February 2023 - 16:16

Një person është arrestuar paraditën e sotme nga Policia e Kosovës. R.S ishte raportuar për një rast dhunimi nga një femër.

I njëjti ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor.

“Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të dhunimit, të raportuar më datë 10.09.2022. Puna disa mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij.
Mbështetur në rezultatet e hetimit, personi i dyshuar: R.S, mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se veprën e dhunimit, ndaj ankueses (femër) e ka kryer, duke u prezantuar rrejshëm (si zyrtar policor).”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të denimit, pasi që ndaj tij kanë qenë 7 urdhëresa aktive nga Gjykata./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.