Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Peja – Prishtina, kryendeshja e xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Gazeta10
10 February 2023 - 17:04

Gjatë kësaj fundjave, Superliga e Kosovës në basketboll vjen me disa ndeshje mjaft interesante.

Vëmendja më e madhe do të jetë në palestrën “Karagaçi”, ku do të përballen dy rivalët e vjetër të basketbollit kosovar, Peja dhe Prishtina.

Peja vjen te kjo ndeshje pas një formë jo të mirë të treguar së fundmi dhe do të mundohet që të mposhtë në shtëpi liderin e tabelës, Prishtinën.

Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli do të ketë një ndeshje të lehtë në letër, ku e pret në shtëpi skuadrën që renditet në pozitën e fundit në tabelë, Rahovecin.

Përballje mjaft interesante pritet të zhvillohet edhe në Gjakovë, ku do të ndeshen Vëllaznimi dhe Bashkimi, të shtunën me fillim nga ora 19:00.

Të dyja këto skuadra kërkojnë që me një fitore eventuale të bëjnë një hap para për sigurimin e Play-Offit.

Trepça do të përballet këtë xhiro me Ponte Prizreni, në ndeshjen që zhvillohet në palestrën “Minatori”.

“Xehtarët” në këtë ballafaqim do të mundohen që ta arrijnë fitorën e katërt radhazi në elitën e basketbollit kosovar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.