
Në kuadër të xhiros së 19 kanë përfunduar tre ndeshjet e para të Albi Mall Superligës.
FC Ballkani triumfon ndaj FC Maliveshvës me rezultat të thellë 2:4, kun ë pjesë të parë Albion Rrahmani kompletoi hat-trickun e tij në minutat 28’, 35’ dhe 43’, mesfushori Ilir Mustafa ngushtoi epërsinë e vendasve kur realizoi nga penalltia në minutën e 69-të, derisa Drilon Hazrolloj shënoi pesë minuta më vonë për 2-3, por shpresat e vendasve për një rezultat pozitiv i shuajti Veton Tusha kur realizoi në minutën e 81-të për 2-4.
KF Llapi merr një fitore si nikoqir ndaj Drenices me rezultat 0:1, për ekipin nga Podujeva shënoj nga pika e bardhë Riviera. Ndërkohë ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Gjilanit dhe Ferizajt përfundoi pa gola 0-0.