Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pjesëtari i FSK-së pas kthimit nga Turqia: Kishin fytyra të friksuara me dhimbje e trishtim

Gazeta10
11 February 2023 - 22:06

Besart Kasumi, njëri nga pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së, i cili u dërgua në Turqi për operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmeteve shkatërruese që lanë mijëra të vdekur, përmes një postimi në Facebook, ka rrëfyer për situatën me të cilën është përballur në zonat e prekura nga tërmetet e fuqishme mëngjesin e së hënës.

“Situatë e trishtuar, e rëndë e shumë prekëse, ndjesi e keqe e me pak shpresa. E shumta e asaj çfarë ta sheh syri e rrënuar e pak diçka nga objektet në këmbë edhe pse të shkatrruara.” – shkroi ai mes tjerash.

Kasumi tregoi për një situatë të trishtuar, prekëse dhe më pak shpresë. Pjesëtari i kontingjentit të FSK-së ka rrëfyer se ka parë fytyra të frikësuara me dhimbje të mëdha.

Numri i të vdekurve nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqi dhe Siri ka kaluar mbi 25,000.

Sipas presidentit turk Recep Tayip Erdogan, vetëm në Turqi numri i viktimave ka shkuar në 21,848, ndërsa ka njoftuar edhe për 80,104 të lënduar.

Ndërkohë, sipas grupit të mbrojtjes civile Helmett e Bardha në Siri numri i përgjithshëm ka shkuar në 3,553, me 2,166 të vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët dhe 1,387 në pjesët e kontrolluara nga qeveria siriane.

Është raportuar se numri i të lënduarve në të gjitha territoret në Siri ka shkuar në 5,273.

Kujtojmë se tërmeti goditi ditën e hënë në qytetin turk Kahramanmaras me një fuqi prej 7.8 ballë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.