Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

OKB-ja: Kemi dështuar të ofrojmë ndihmë për njerëzit në Siri, ata me të drejtë ndihen të braktisur

Gazeta10
12 February 2023 - 15:34

Zyrtari më i lartë i ndihmës humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, pranoi se OKB-ja kishte dështuar të ofronte ndihmë për njerëzit në rajonin e kontrolluar nga opozita e Sirisë që nga tërmeti shkatërrues i së hënës.

“Deri më tani kemi dështuar te njerëzit në veriperëndim të Sirisë. Me të drejtë ndihen të braktisur. Duke kërkuar për ndihmë ndërkombëtare që nuk ka mbërritur”, tha Griffiths në një postim në Twitter.

“Detyra ime dhe obligimi ynë është ta korrigjojmë këtë dështim sa më shpejt që të mundemi. Ky është fokusi im tani”, shtoi ai gjatë një vizite në zonën kufitare.

Familjet e viktimave në qytetin Jandaris, provinca Idlib, ngritën flamurin e OKB-së me kokë poshtë mbi ndërtesat e shkatërruara nga tërmetet për të dënuar mungesën e ndihmës nga organizata, sipas aktivistit të opozitës, Osama Abo Zayd./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.