
Dyshja që së fundmi u pajisen me stemën e FIFA-s, Mervan Bejtullahu e Rita Vehapi kanë rënë nga testet e organizuara nga UEFA në Romë.
Burime të Kanal10 brenda FFK-së bëjnë me dije se dyshja ditë më parë kanë qëndruar në Romë për këto teste, mirëpo forma e tyre fizike ka lënë për të dëshiruar.
Megjithatë, si Bejtullahu ashtu edhe Vehapi do ta kenë edhe nga një mundësi tjetër, pasi që testet e radhës për ta do të organizohen gjatë muajit mars./Gazeta10/