Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vullnetarët shqiptarë në epiqendër të tërmetit në Turqi: Thuajse secila shtëpi, ka së paku një të vdekur

Gazeta10
12 February 2023 - 23:26

Përveç Ushtrisë së Kosovës, edhe ekipet e shpëtimit në Turqi po vazhdojnë me operacione për kërkim-shpëtim.

Me këtë rast, edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është duke bërë punë vullnetare në shpëtim të qytetarëve dhe gjetjen e viktimave nga rrënojat pas tërmetit të shkaktuar.

Të vendosur në njërën nga zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, bashkë më pjesëtarët të vendosur në Hatay, po vazhdojnë me
kërkim-shpëtim.

Mentor Maloku, në një deklaratë për RTK-në, ka dhënë detaje nga operacioni që po bëjnë vullnetarët.

“Kemi ardhur në qytetin e Hataya, në epiqendër të tërmetit. Ne si shoqatë jemi munduar dhe do të
mundohemi të japim maksimumin, qoftë në shpëtim jete ose në nxjerrje të trupave të qytetarëve” tha Mentor Maloku, nga SHKKSH.

Po ashtu ai ka njoftuar për gjendjen aktuale atje, teksa shtoi se qyteti është i shkatërruar plotësisht, ku, pothuajse në çdo shtëpi ka një të vdekur.

Nga tërmetet në Turqi dhe Siri janë shkaktuar mbi 33 mijë viktima. Sipas OBSh-se, numri i viktimave mund të dyfishohet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.