Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Osmani: Një palë e tretë po na limiton zgjidhjet

Gazeta10
12 February 2023 - 23:43

Gjatë emisionit “Kampionët”, i ftuar në lidhje direkte ishte edhe Artan Osmani, drejtor në klubin Prishtina.

Ai ka thënë se në këso raste është edhe një palë e tretë, e cila ia limiton zgjidhjet sa i përket rastit të ndodhur në Klinë gjatë ndeshjes Dukagjini – Prishtina.

“Nuk e di se a do të vazhdojnë investitorët e Prishtinës pas rastit të ndodhur në Klinë, kjo është një demotivim për ta” – kishte thënë Osmani.

Ai ka shtuar më tutje se ky gabim mund të kushtojë me humbje të milionave për skuadrën kryeqytetase.

“Po të isha unë pronar i Prishtinës, nuk do t’i lejoja më ekipin që të luajë në Superligë” – përfundoi Osmani.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.