Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Idrizi për ndaljen e punimeve të rrugës Prishtinë-Mitrovicë: Lajm i keq, po na pamundëson investimet

Gazeta10
13 February 2023 - 8:53

Lajmi i ndaljes së punimeve në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë ka qenë njëra ndër temat kryesore të javës së kaluar, duke shqetësuar banorët e Vushtrrisë dhe Mitrovicës pasi që kjo po ua bën më të vështirë udhëtimin drejt kryeqytetit.

Lidhur me këtë kryetari I Vushtrrisë, Ferit Idrizi është shprehur se është një lajm i keq dhe se kjo po ua pamundëson investimet në atë pjesë të qytetit.

“Ky është lajmi më I keq sepse këtë e kemi përcjell vazhdimisht dhe kemi qenë në kontakt vazhdimisht me Ministrinë, të cilët na kanë thënë se në prill do të përfundohet aksi rrugor dhe qytetarët e Vushtrrisë dhe Mitrovicës pas shumë vitesh do të kenë një qarkullim më të lehtë drejt Prishtinës, por fatkeqësisht nuk ndodhi e morëm vesh nga mediat që është prishur kontrata me operatorin dhe nuk kemi më shumë informacione nga Ministria. Pikërisht për këtë arsye po na duhet me u përfund ky aks rrugor, që ajo pjesa e qytetit që përdoret tani për rrugë drejt Prishtinës t’i kryejmë edhe investimet tona.”, ka thënë ai.

Projekti i kësaj rrugë është filluar në vitin 2009 dhe as pas kaq shumë vitesh nuk është përfunduar./Gazeta10

https://youtu.be/DEBZLbgMbDc

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.