
Komentatori politik, Blerim Gashi tha në Politiko se marrëveshja për zbatimin e Asociacionit do të bëhet sipas gjashtë kërkesave të kryeministrit, Albin Kurtit.
Gashi tha se gjashtë kushtet e kryeministrtit karshi kësaj marrëveshje do ta parandalojnë edhe krijimin e një “Zajednice”, dhe se e njëjta do ta çoj vendin drejt marrëveshjes finale mes dy shteteve, shkruan Gazeta10.
“Marrëveshja bëhet. Natyrisht që Kurti e bën, sepse ata tjerët 11 vjet dialogun edhe llugë e lanë. Kurti do t’i shkoj në fund, pjesës së kërkesave të veta, ku thotë se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Unë besoj që 6 kushtet janë levë, që Asociacioni mos me u bë përnjemend Zejednicë, monstrum. 6 kushtet e parandalojnë pikërisht këtë problem. Kjo është marrëveshja për të shkuar te finalja”, tha Gashi në Politiko./Gazeta10