
Kryeministri Kurti ka lavdëruar njësitet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, të cilët po punojnë për t’i nxjerrë personat që kanë mbetur nën rrënoja, nga tërmetet shkatërruese në Turqi.
Kurti ka shkruar se kësisoj forcat e armatosura po e dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare.
Teksa i ka inkurajuar ta vazhdojnë punën që po e bëjnë.
“Forcat tona të armatosura vazhdojnë të dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare. Ekipi i kërkim-shpëtimit i FSK-së që aktualisht vepron në Turqi, deri më tani ka shpëtuar 3 persona të ngujuar nën rrënoja, duke përfshirë dy fëmijë. Vazhdoni punën tuaj për të shpëtuar jetë dhe faleminderit që e keni bërë vendin tuaj krenar!”, ka shkruar Kurti./Gazeta10
Our armed forces continue to prove their worth on the int’l stage. The KSF search and rescue team currently operating in Turkey has thus far saved 3 people trapped under the rubble—including two children. Keep up your life-saving work, and thank you for making your country proud! pic.twitter.com/3TcYp1em37
— Albin Kurti (@albinkurti) February 13, 2023