
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi, është raportuar se qytetarët në fshatin Manastric të Ferizajt, ankohen për shkak të tensionit të ulët të energjisë elektrike.
Banorët kanë treguar se si pasojë e tensionit të ulët të energjisë elektrike ata po dëmtohen edhe në bizeset e tyre, raporton Gazeta10.
Gjithashtu këta banorë kanë problem edhe me ndriçim publik në disa rrugë të këtij fshati.
“Nuk kemi mundësi me punu asgjë me këtë tension të ulët të rrymës, pas luftës 2-3 herë e kemi ndërru me pare tona trafon pasi që askush nuk e ka ndërru”, tha ai.
Ai shton se gjashtë puntorë kanë punuar për të, por tani nga ky problem të gjithë janë pa punë.
Banori thekson që halli më i madh i tyre është që bizneset nuk munden me punu./Gazeta10