
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se banorët e lagjes së Muhaxherëve ankohen për rrugën.
Një nga banorët e asaj pjese ka treguar për dëmet që po bëhen nga ndërtimet në këtë rrugë, raporton Gazeta10.
“Fajin e vetëm për këtë ndërtime e ka komuna, nuk po inspektohet nga askush, edhe nëse vijnë inspektorat i ndërprehet puna 1-2 javë dhe asgjë tjetër”, tha ai.
Sipas tij në këtë pjesë punohet pa asnjë kriter.
Një nga shqetësimet e tij është edhe momentin kur vijnë cisternat në këtë pjesë rrezikohen edhe fëmijet.
Ai thekson se lagjja e “Muhaxherëve është bërë e pa banueshme./Gazeta10