
Ish-zv/kryeministri i PDK-së, Hajredin Kuçi ka folur në Prime Time në Kanal10 rreth prapaskenave të Ditës së Pavarësisë, 17 shkurtit të vitit 2008.
Kuçi teksa ka rrëfyer të pathëna të asaj dite, theksoi edhe çështjen e sigurisë, që aso kohe ishte rrezik të cenohej nga serbët lokalë të veriut, shkruan Gazeta10.
Kuqi tha, që kjo tentohej të bëhej me qëllim të prishjes së imazhit të Kosovës atë ditë, që kinse një pjesë e serbëve janë të pakënaqur nga pavarësia dhe veprimet e ngjashme politike të asaj kohe.
“Kemi pasur kujdes të shtuar. Kemi pasur informata që mund të ketë lëvizje që mund të cenohej siguria. Në vecanti mund të ketë lëvizje që mund t’i përngjanin karvanit të refugjatëve, në atë kohë të ndonjë enclave serbe. Ka pas informata që siguria muind të cenohej edhe në Liqenin e Ujmanit. Ne ishin në koordinim me Policinë e Kosovës, MPB-në dhe angjencionet ndërkombëtare të sigurisë. Çdo është menaxhuar në mënyrë perfekte.”, deklaroi Kuçi në Prime Time.