Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Avdullah Hoti ia numëron dështimet dy vjeçare Qeverisë Kurti

Gazeta10
15 February 2023 - 9:47

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në dyvjetorin e Qeverisë Kurti II, ka bërë një përmbledhje të punëve që do të duhej të bëheshin, dhe çka në fakt ka ndodhur gjatë kësaj periudhe, raporton Gazeta10.

POSTIMI I PLOTË:

Sot, pas dy vitesh qeverisje, do të duhej:

lehtësisht të identifikoheshin projektet investive (së paku të nisura) dhe vendet e krijuara të punës,

të numëroheshin çerdhet e ndërtuara,

të numëroheshin banesat e ndërtuara për familjet e reja,

të vëreheshin reformat në arsim e shëndetësi,

të niste punën Fondi Sovran me pasuritë e AKP-së,

të jepeshin kredi me norma të ulëta nga Banka Zhvillimore,

të numëroheshin njohjet e reja të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimet në organizma ndërkombëtarë.

JO, asnjëra nga këto nuk shihet as në horizont. Dy vite të qeverisjes, karakterizohen me:

numrin e madh të rinisë që kanë emigruar,

probleme në veri,

kaos në energjetikë,

mungesë e barnave dhe emigrim i mjekëve,

valë të njëpasnjëshme të privatizimit të aseteve të AKP-së,

ulje e pagave reale,

mungesë e investimeve kapitale,

rritje e deficitit tregtar me 1 miliard euro,

kthim i Serbisë në partner kryesor tregtar në rajon me 371 milionë euro import,

futja e dialogut në udhë pa krye,

acarimi i marrëdhënieve me miqtë,

protesta të sindikatave dhe ditë të humbura të mësimit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.