Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Beteja ligjore e Shakira dhe Gerard Pique pas ndarjes zgjati 7 muaj, sipas avokatit

Gazeta10
15 February 2023 - 10:00

Situata mes Gerard Piques dhe Shakirës është ende duke ecur përpara pasi ata u ndanë në kushtet më të këqija të mundshme. Pas më shumë se 12 vitesh bashkë, ata nuk janë më bashkë pasi futbollisti e tradhtoi Shakirën me një grua tjetër të quajtur Clara Chia Marti.

Të gjithë e dimë se si është zhvilluar e gjithë historia, por ka informacione të reja për betejën e tyre ligjore që askush nuk e dinte. Një avokat me emrin Ramon Tamborero ka punuar si avokat i Gerard Pique gjatë çështjes, ai foli për La Vanguardia dhe zbuloi disa detaje.

Sipas tij, beteja ligjore zgjati 7 muaj rraskapitës me takimin përfundimtar që zgjati 13 orë rresht në muajin dhjetor të 2022. Shakira ndan dy fëmijë me Pique, Milan, 10 dhe Sasha, 8. Ata janë mu në mes të një beteje ligjore që ka përfshirë në skandal edhe prindërit e Gerard Pique.

Në hitin e fundit  të regjistruar me Bizzarrap, Music Sessions #35, Shakira përmend se si Pique e la atë me prindërit e tij si fqinjë. Kjo krijoi një përçarje edhe më të madhe mes të dyve pasi dolën më shumë informacione për marrëdhënien e tmerrshme që këngëtarja kishte me vjehrrit e saj.

Këtë pjesë e dinim tashmë, Shakira po zhvendoset në Miami me të dy fëmijët e saj dhe Gerard Pique kaloi një kohë të gjatë duke u përpjekur të hiqte dorë nga kjo. Paratë nuk kanë qenë asnjëherë shkak për konflikt mes ish-çiftit, kanë qenë kujdestaria e fëmijëve por ata të dy qëndrojnë me Shakirën.

Avokati i Piqur tregoj më shum detaj rreth kësa qasje, ku ka treguar se janë përpjekur të dy që te kujdeseën më së miri për fëmijët e tyre.

 “Të dy kanë treguar inteligjencë të madhe. Kanë bërë një përpjekje të madhe për të mirën e fëmijëve të tyre. Mënjanë këngët, kërkonte një negociatë shtatë mujore. Marrëveshja ishte komplekse dhe kërkonte takime përgatitore. Takimi vendimtar para se nënshkrimi të zgjaste trembëdhjetë orë”, tha avokati.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.