Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Ermiona nis ditën me informacione nga jashtë, çfarë i tha Oltës

Gazeta10
15 February 2023 - 14:16

Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Ermiona dhe Olta kanë pasur një debat me njëra-tjetrën. Gjithçka nisi nga një fjali që kishte thënë aktorja teksa ndodhej në dhomën ku fle Ermiona. Ajo ishte shprehur se vjen era këmbë, raporton Gazeta10.

“Mua këmbët edhe më vijnë erë, me thënë të drejtën”, thotë Ermiona dhe Olta ia kthen: “Vazhdon akoma”.

Ermiona në një moment i dha informacion nga jashtë, duke i thënë se ‘njerëzit jashtë nuk të pëlqejnë kështu’. Më pas Olta e pyeste vazhdimisht ‘a nuk më pëlqejnë? A nuk kam fansa jashtë?’.

Ermiona nuk shtoi më asgjë në lidhje me këtë pasi Bledi i thoshte që të ketë kujdes, të mos japë informacion nga jashtë. Kjo për shkak se ata kanë vetëm pak ditë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2” dhe e dinë se çfarë ka ndodhur jashtë në lidhje me reality show-n./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.