
Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka njoftuar se me urdhër të kryetarit të VV-së, Albin Kurti, është iniciuar shkarkimi i tij nga nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë.
LEXO EDHE: Ekskluzive: Vetëvendosje e kërkon shkarkimin e Haki Abazit
Ai ka paralajmëruar se nesër në konferencë për media do të paraqes edhe audio- incidime lidhur me këtë çështje.
“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Abazi disa herë ka dalë me mendime të ndryshme nga Vetëvendosja dhe ka pasur përplasje sidomos me shefen e grupit, Mimoza Kusari-Lila.
Vetëm një orë më parë, Gazeta10 ka raportuar se Abazi pritet të shkarkohet në mbledhjen e nesërme në Komisionin për Punë të Jashtme.
Lidhur me këto zhvillimet Gazeta10 do të ju mbajë të informuar.