Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ekskluzive: Vetëvendosje e kërkon shkarkimin e Haki Abazit

Gazeta10
15 February 2023 - 16:41

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar shkarkimin e Haki Abazit nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe nga pozita e anëtarit të Komisionit për MSA-në.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Kanal10 teksa kanë shtuar se propozimi për shkarkim do të bëhet edhe zyrtarisht në mbledhjen e Komisionit që do të mbahet të enjten.

E kontaktuar nga Kanal10 shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila nuk e ka mohuar lajmin për shkarkimin e Abazit, por ka shtuar se në mbledhjen e nesërme do të ketë ndryshime të anëtarëve.

“Në mledhjen e nesërme do të ketë plotësime dhe ndryshime të anëëtarëve të Komisionit. Të gjithë emrat mund t’i shihni neser”, tha shkurtimisht Kusari-Lila për Kanal10. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.