Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Banori i lagjes ‘Gjekaj’: Qe një vit ka ardhë vendimi për shtrimin e rrugës por punimet s’kanë filluar

Gazeta10
16 February 2023 - 8:49

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se një qytetar nga fshati “Gjekaj” i komunës së Gjakovës, ka ngritur një problematikë në lidhje me mos shtrimin e rrugës në fshatin e tij, raporton Gazeta10.

I njëjti ka deklaruar se vendimi për shtrimin e rrugës ka ardhë që një vit, por që punimet s’kanë fillu akoma.

“Që një vit ka ardhë vendimi me u shtru rruga, por s’kanë fillu punimet fare. Vendimi per me u shtru rruga e ka marrë Drejtoria e Shërbimeve Publike këtu në Gjakovë. Lagjet e tjera janë kry para Vitit të Ri, e vetmja rrugë e jona ka mbet në fshat pa u shtru dhe pa ndriqim” tha një përfaqësues i fshatit Gjekaj në Gjakovë për Kanal10.

https://www.youtube.com/watch?v=0I0m-nDi8jU

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.