
Një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother Vip”, është pdyshim Luiz Ejlli, raporton Gazeta10.
Publiku është afeksuar pas tij që nga forca e treguar, loja qe ka zgjedhur të bëjë, debatet e shumta, humori i tij si dhe shumë gjëra të tjera që ai ka treguar ka bërë që një publik i gjerë të jetë me të.
Por ky mëngjes nuk nis mirë për Luizin, ai ka qarë mëngjesin e sotëm në oborr, teksa qëndron i vetëm, duke pirë kafe, Luizi qan për një kohë të gjatë.
Ai ul kokën dhe shfryn gjithë mallin që ka për personat jashtë derisa komentuesit thonë për nënën.
Nuk dihet nëse nëna ishte arsyeja se përse Luizi nisi ditën e sotme duke qarë e jo me energji, siç jemi mësuar ta shohim. Kujtojmë, se edhe më parë, teksa qëndronte i ulur në të njëjtin vendin, i shprehu Valbonës se ka shumë mall për nënën.
Ende asnjë surprizë nuk është bërë për Luizin brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Mbetet të shohim se nëse BBVA ka mendur që ti bëjë ndonjë surpriz Luizit për të afërmit e tij./Gazeta10