Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kandidati për president të Serbisë takon Kurtin: Pavarësia e Kosovës, histori e përfunduar

Gazeta10
16 February 2023 - 20:14

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim kandidatin për president të Serbisë, nga Partia Republikane, Nikola Sanduloviq. Ai tha se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999. Ndër të tjerat mes Kurtit dhe Sanduloviqit, u bisedua për tema të shumta.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kandidatin për president të Serbisë nga Partia Republikane e Serbisë, Nikola Sanduloviq.

Duke e uruar Kryeministrin Kurti për Ditën e Pavarësisë, z. Sanduloviq tha se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999.

U bisedua për temat aktuale, me fokus ngjashmëritë mes Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë. Duke folur për situatën aktuale në Serbi, u veçua mungesa e demokracisë, rreziku nga rritja e nacionalizmit dhe ndikimi i madh i Rusisë.

Në takim u theksua rëndësia e pozicionimit të politikanëve të rinj në Kosovë dhe Serbi, si dy shtete aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si anëtare te Bashkimit Evropian dhe NATO-s në të ardhmen./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.