
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar zyrtarisht se shtëpia e cila prej dhjetë vjetësh e ka bllokuar tranzitin rrugor është rrënuar.
Kjo është arritur me marrveshje në mes të familjes dhe pronarëve, raporton Gazeta10.
“Ky segment rrugor do të bëjë shkarkimin e trafikut në Prizren dhe do të shërbej për qasje më të lehtë e më të shpejtë të banorëve të kësaj zone në qytet”, tha ai./Gazeta10
