Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Vuçiqi qortohet nga Borrelli në Mynih të Gjermanisë

Gazeta10
18 February 2023 - 14:06

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është kritikuar nga kryediplomati evropian, Josep Borrell, për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Mes tjerash, Vuçiq ka potencuar se gjatë takimit me të ka biseduar edhe për vazhdimin e dialogut.

“Bisedë e hapur me Josep Borelja dhe përgatitje për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Serbia kritikohet ashpër se nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Bisedimet janë gati të rifillojnë”, ka shkruar Vuçiq në Twitter.

Vuçiq, është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Boreja, gjatë ditës së dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.