
Skuadra londineze më në fund i rikthehet fitores pas tri ndeshjeve, pasi mposhti Aston Villan si mysafir.
Në ndeshjen që u zhvillua në “Villa Park” u shënuan hiç më pak se 6 gola, me rezultatin që përfundoi 2-4 në të mirë të Arsenal.
Serinë e golave e hapi Ollie Watkins për rezultatin 1-0, ndërsa për 1-1 realizoi Saka. Mirëpo, për rezultatin e pjesës së parë u përkujdes Coutinho, i cili shënoi për 2-1.
Pjesa e dytë ishte e gjitha e Arsenalit, të cilët dominuan në çdo aspekt. Golin e dytë për Arsenalin e shënoi Zinchenko, ndërsa atë të epërsisë e shënoi Martinez (autogol), mirëpo goditjen e fundit Aston Villas ia dha braziliani, Gabriel Martinelli për rezultatin përfundimtar 2-4.
Pas kësaj fitoreje, Arsenal ngjitet përsëri në vendin e parë, me 3 pikë më shumë se Manchester City, të cilët ndeshjen e tyre do ta luajnë këtë të shtunë nga ora 16:00.