Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Kurti takon senatorët Shaheen dhe Van Hollen në Mynih, folën për përparimin në sundim të ligjit

Gazeta10
18 February 2023 - 16:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Mynih ka takuar senatorët amerikan Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen.

Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Kurti ka falënderuar senatorët Shaheen dhe Van Hollen për ndihmën, mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tyre dhe të ShBA-ve për Kosovën.

“Folën për përparimin e shënuar në sundim të ligjit, luftim të korrupsionit, demokratizim të institucioneve dhe zhvillim ekonomik.Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në rajon”.

“Sa i përket dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe për propozimin evropian, kryeministri Kurti theksoi angazhimin konstruktiv dhe të vazhdueshëm të Kosovës në këtë proces”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.