Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tahiri: Asociacioni mund të çojë në ndryshimin e kufijve në Ballkan

Gazeta10
18 February 2023 - 17:55

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Asociacioni mund të çojë në ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Ajo është shprehur se duhet një plan unik me standarde unike për gjithë pakicat.

“Asociacioni mund të çojë në ndryshimin e kufijvë në Ballkan Nuk është veç pakica serbe në Kosovë, por në gjithë shtetet e Ballkanit ka pakica etnike. Prandaj duhet një plan unik me standarde unike për gjithë pakicat tu jepet asociacion”.

“Nëse faktori ndërkombëtar insiston për asociacion me kompetenca ekzekutive për pakicën serbe, atëherë duhet tu jepet pet gjithë pakicave në Ballkan, ndërsa shqiptarëve në Maqedoni u takon statusi federal, sepse që janë gjysma e popullatës atje”, tha ajo.

Tahiri ka shkruar se nëse gjithë pakicat bëhen me kompetenca etnike ekzekutive, atëherë, siç u shpreh ajo “bëhuni gati për ndryshimin e kufijve në Ballkan”.

“Nëse gjithë pakicat bëhen me kompetenca etnike ekzekutive, atëherë bëhuni gati për ndryshimin e kufijve në Ballkan, ne Kosova nuk jemi kundër sepse e realizojmë bashkimin kombëtar siç do ta bëjnë edhe kombet tjera të ndara në Ballkan”.

“Pas këtij argumentimi tim me Berlinin dhe Washingtonin në kohën kur isha Kryenegociatore në dialogun e Brukselit, u ndalën presionet e faktorit ndërkombëtar për kompetenca ekzekutive për asociacionin, gjë  që rezultoi në marrëveshjen pa kompetenca kzekutive për asocionin në vitin 2015”, ka shkruar tutje Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.