Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kadri Veseli, misionari i përjetshëm për liri – profili i Kanal 10 (Video)

Gazeta10
18 February 2023 - 23:10

Në shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kanal 10 ka përgatitur dokumentar special, intervista ekskluzive e profile të katër ish-drejtuesve të UCK-së që po mbahen në Hagë.

Profili i plotë i Kadri Veselit:

Kjo këngë legjendare “Brothers in Arms” e publikuar në vitin e largët 1985 – duket se ishte shkruar si një himn dedikimi për mijëra vajza e djem të UÇK-së vite më vonë.

E dy nga ta që u shfaqën kudo krah për krah njëri-tjetrit, janë Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.

Këto pamje të tij, krejt i veçantë në uniformë dhe me një kapele amerikane që e mbajti gjatë tërë luftës, do ta bëjnë xhiron e rrjeteve sociale viteve më vonë.

Jo shumë i njohur gjatë kohës së luftës dhe pas saj, Kadri Veseli kishte zgjedhur heshtjen duke mos folur kurrë për luftën e tij.

 “Ai që ka qenë luftëtar nuk mërzitet, sepse e di pse ka luftuar. Prej ditës së parë kam qenë në UÇK. Do t’i shërbej kombit tim deri në fund” pati deklaruar Veseli vite më vonë.

Kadri Veseli i heshtur e mistik në publik, nuk ishte i tillë gjatë luftës kur shfaqet me heronjtë kryesorë qysh nga fillimet e rezistencës ndaj Serbisë dhe lëvizjen e shqiptarëve për liri dhe pavarësi.

Ai është përkrah Adem Jasharit,

Ai është përkrah Hashim Thaçit,

Përkrah Rexhep Selimit,

Ai është përkrah Luan Haradinajt, Mujë Krasniqit e shumë heronjve të tjerë.

Lëvizjet e tij të para si student i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës fillojnë në vitin 1989.

Në vitin 1991 në foto e shkrepur mes tij, Adem Jasharit dhe Hashimit Thaçit para Fakultetit Filologjik në Prishtinë do ta shënonte kthesën e madhe të historisë së re të Kosovës.

Një vit më vonë, në Tiranë, do ti konkretizonin planet për fillimin e luftës.

E ndër njerëzit e vecantë që njohu në atë kohë, ishte edhe prorektori student, miku i tij, Hashim Thaçi.

Bashkimi i tyre nuk do të ndahej asnjëherë, megjithëse në role të ndryshme.

Sot edhe njëherë përballen së bashku në Hagë me akuzat për krime lufte, pohime që i kanë hedhur poshtë si të paqëndrueshme.

Familjarët dhe miqtë e Kadri Veselit do të rrëfejnë më vonë se takimi me të në vitet 90-ta ishte i rrallë.

Në vitin e largët 1993 ai kishte kapërcyer për të fundit herë muret e shtëpisë së tij në Mitrovicë për t’i takuar prindërit dhe më pas duke u zhdukur përfundimisht në zjarrin e luftës së shqiptarëve për liri dhe pavarësi.

Ky kapërcim, do të ishte edhe shembje e frikës ndaj regjimit serb dhe fillimi i projektit më të madh të shqiptarëve të Kosovës të quajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Njerëzit që bashkëpunuan dhe luftuan me të, e përshkruajnë Kadri Veselin si njeri të popullit.

Përfundimi i luftës do të thoshte ndërtimi dhe ngritja e shtetit të Kosovës.

Veseli mori pjesë aktivisht pothuajse në të gjitha iniciativat duke udhëhequr për dy mandate Kuvendin e Kosovës, duke i hyrë aktivisht politikës si kryetar i ri i PDK-së.

I përballur me shumë kritika nga kundërshtarët politikë, disa deklarata të Veselit dhënë për Kanal 10 para se të thirrej nga Haga, do të bëheshin virale më vonë.

Ecja e tij politike dhe personale do të ndalen natën e 4 nëntorit kur ishte ftuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Mëngjesin e 5 nëntorit 2020 ai do të deklaronte se i është përgjigjur thirrjes pozitivisht sepse nuk ka asgjë për të fshehur.

Në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Veselit, Thaçit, Rexhës, Krasniqit e shokëve të tjerë – u ka rënë sërish barra e betejës për ta mbrojtur lirinë dhe projektin e shtetit të pavarur të Kosovës./Gazeta10/

https://www.youtube.com/watch?v=naluYaNMQa8&t=2s

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.