Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takohet me kryeministren lituaneze, diskutohet për marrëdhëniet në mbrojtje e siguri

Gazeta10
19 February 2023 - 14:37

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar për herë të parë në një takim bilateral, kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit në takimin Kurti-Simonyte u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të tyre, me theks në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, transmeton Gazeta10.

“Kryeministri Kurti e falënderoi Lituaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme që i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe integrimin Euro-Atlantik. Ai pranoi urimet e kryeministres lituaneze me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë”, thuhet tutje në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.