
Trepça ka fituar për herë të dytë radhazi Kupën e Kosovës në basketboll.
Në një finale spektakolare ndaj Prishtinës, minatorët fituan me rezultat 74:66.
Ishte një ndeshje spektakolare në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec ku ishte organizuar “Final 8” Kupa e Kosovës.
Gjatë gjithë ndeshjes rezultati ka qenë i barabartë, por “Xehetarët” në çerekun e fundit ishin më efikas dhe treguan mbrojtje të fortë duke fituar ndeshjen me tetë pikë epërsi.