Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një 27-vjeçare tenton të bëjë vetëvrasje në Prizren, Policia jep detaje

Gazeta10
19 February 2023 - 19:51

Një 27-vjeçare nga Shqipëria ka tentuar të bëjë vetëvrasje sot në Prizren.

Rastin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se 27-vjeçarja dyshohet se kishte tentuar të bëjë vetëvrasje duke përdorur medikamente.

“Sot rreth orës 13:30 është raportuar se në Emergjencën  e qytetit të Prizrenit është dërguar një 27-vjeçare, shtetase e Shqipërisë, e cila ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke përdorur medikamente”, ka thënë Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se sipas mjekëve gruaja është jashtë rrezikut për jetë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.