Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla takohet me delegacionin nga Pakistani, dakordohen për thellim bashkëpunimi

Gazeta10
19 February 2023 - 23:42

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka zhvilluar të dielën një takim me homologun e saj nga Pakistani, Bilawal Bhutto Zardari në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut në Gjermani.

Të dy krerët ranë dakord të zhvillojnë sa më parë raundin e dytë të konsultimit të ndërsjellë politik.

Duke folur me këtë rast, Bilawal Bhutto Zardari tha se Pakistani dhe Kosova kanë marrëdhënie të gjata dhe historike.

Ata diskutuan gjithashtu për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë turizmin, shëndetësinë, arsimin, tregtinë dhe shkëmbimin e fuqisë punëtore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.