
Xavi Hernandez pritet që të jetë shef i shtabit teknik të Barcelonës edhe për një kohë të gjatë.
Sipas mediave spanjolle, Barcelona janë të kënaqur me punën e Xavit dhe tashmë planifikojnë që t’i ofrojnë atij shumë shpejt një kontratë të re afatgjate.
Kontrata aktuale e Xavit me Barcelonën skadon në qershor të vitit 2024 dhe ekipi katalan dëshiron që ai të jetë në krye të ekipit edhe për një kohë të gjatë.
Ai erdhi në krye të ekipit katalan në nëntor të vitit 2021, si pasues i trajnerit holandez, Ronald Koeman.
Barcelona këtë sezon është lider në La Liga, me tetë pikë epërsi ndaj ndjekësve Real Madridit, ndërsa ishte eleminuar nga Liga e Kampionëve qysh në fazën e grupeve dhe garat evropiane po i vazhdojnë në Europaligë.
“Blaugranët” të enjten luajnë ndeshjen e kthimit në kuadër të raundit të parë të eleminimit direkt në Europaligë kundër Manchester United.
Këtë edicion, Xavi ka qenë 34 ndeshje në krye të Barcelonës, prej të cilave ka arritur 26 fitore, katër barazime dhe katër humbje.