
Kordinatori për Drejtësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda në “Prime Time” ka folur rreth arsyes së përse PDK-ja po këmbëngul kaq shumë në zbardhjen e rastit të Astrit Deharit, raporton Gazeta10.
Gruda, ka thënë se janë dy arsye për këtë, duke thënë që e para që Dehari të largohet nga përdorimi në skenën politike që familja të gjejë qetësi dhe e dyta që të krijohet standard që mos të keqpërdoren jetët e njerëzve për politik.
“Duhet të zbardhet rasti i Deharit, më vjen keq për familjen Dehari sepse është plagë e familjes dhe më vjen keq që po flasim por kërkojë zbardhjen e rastit për dy arsye. Duhet ta heqim nga skena politike që familja ta gjejë qetësinë në këtë rast. Të ndërtojmë një standard që në fushë betejat tona politike, të mos futen jetët e njerëzve.”, ka thënë Gruda.
Tutje, Gruda ka thënë se PDK-ja asnjëherë nuk ka përdorur jetët e njerzëve për politik sikurse VV-ja.
“Partia Demokratike e Kosovës, kurrë nuk e ka përdor vdekjen e shqiptarëve për të bërë politik. Ne e kemi një parti, si VV-ja që e përdor atë. Kontributi më i madh është që ta hekim këtë standard nga politika.”, ka thënë Gruda.
Tutje, Gruda ka thënë meqenëse janë në institucione ata duhet ta zbardhin rastin dhe të mos e përdorin më sepse ai nuk është i vetmi që ka vdekur në këtë mënyrë për politikën e VV-së, duke përmendur edhe Mon Balajn dhe Arben Xheladinin./Gazeta10