
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se mbi 50 shtëpi në fshatin Gjurkovc të komunës së shtimes kanë mungesë të ndriçimit publik.
Sipas banorëve kjo është lagjja e vetme në Gjurkovc që nuk ka ndriçim publik, raporton Gazeta10.
“Kemi bërë dy herë ankesë me shkrim në komunë dhe kanë thënë se ndriçimi në fshatin Gjurkovc është përfunduar por në këtë rrugë mungon”, tha ai.
Banorët shtojnë se kjo ankesë në komunë është bërë para dy muajve por ende asgjë./Gazeta10