Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pacolli kritikon Kurtin për kompanitë publike: Me ekonomi të merren profesionistët, jo ideologët

Gazeta10
21 February 2023 - 15:20

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj kompanive publike.

Pacolli ia ka rikujtuar kryeministrit Kurti premtimet e tij, se kur të vije në pushtet do të bënte investime të mëdha në kompanitë “Trepça”, “Kedsi”, dhe “Infrakosi” etj.

Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se deri me tani këto investime nuk kanë ndodhur.

Sipas tij, me ekonomi duhet të merren profesionistet e jo ideologët.

“Kryetari i Vetëvendosjes dhe Kryeministri i tanishëm Albin Kurti, thoshte gjithmonë se nëse ai do qeverisë, do të ndodhin investime më të mëdha në kompanitë publike, si Trepça, Kedsi, Infrakosi etj. Fatkeqësisht nuk po del ashtu. Jo vetëm që kompanitë në fjalë nuk gjenerojnë të hyra, por edhe gjendja e tyre financiare është katastrofike. Siç shihet, ideologjia kiensiane, në një shoqëri demokratike me treg liberal nuk funksionon. Tu a lëmë ekonominë e Kosovës profesionistëve dhe jo ideologëve”, ka shkruar Pacolli./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.