Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Vazhdon seanca e Kuvendit me këto pika të rendit të ditës

Gazeta10
22 February 2023 - 7:25

Në Kuvendin e Kosovës sot do të vazhdojë seanca që kishte mbetur në gjysmë gjatë javës së kaluar.

Një nga pikat më të rëndësishme pritet të jetë edhe shqyrtimi i Strategjisë për Energji në Kosovë. Seanca do të fillojë nga ora 12:00.

Pikat e rendit të ditës:

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-198 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-152 pёr anti dopingun,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,

14. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022,

15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.

II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 22 dhjetor 2022:

1. Votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2023./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.