
Moderatorja e njohur, Kiara Tito është aktualisht një prej banoreve më të komentuara të Big Brother Vip Albania, raporton Gazeta10.
Lidhja e saj me këngëtarin Luizi Ejlli brenda shtëpisë së famshëm ka marr vëmendje të madhe të publikut dhe çdo veprimi i tyre shikohet me vëmendje.
Në spektaklin e sotëm e djeshëm Kiara kishte radhën për të bërë rrëfimin e saj personal në linjën e jetës.
Tito ka treguar për periudhën kur ajo ka shkuar për të jetuar në Itali dhe për mungesën që po ndjen për familjen e saj.
Më pas, Kiara është befasuar nga babai i saj, takim ky që u përcoll me shumë lot dhe emocione nga moderatorja.

Pas takimit me Kiarën, babai i saj është takuar edhe me partnerin e moderatores me të cilin ajo ka krijuar një lidhje brenda shtëpisë, Luizin.
Luizi në takimin me të atin e prezantueses fillimisht i ka kërkuar falje nëse ndonjëherë e ka mërzitur atë duke i thënë më pas se ka rritur një vajzë fantastike.
“Nuk kam qejf të bëj premtime me fjalë të mëdha, unë do ta dua siç e ke dashur ti. Do të bëj maksimumin për të dhe çdo sakrificë që ke bërë ti”, i tha Luizi babit të Kiarës.
Artisti shkodran tutje pranoi se ky ishte një prej momenteve më emocionuese që ka përjetuar në BBVA./Gazeta10