Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Luizi i përlotur, suprizohet me një letër nga nëna e tij

Gazeta10
22 February 2023 - 11:38

Pas surprizës që iu bë moderatorës Kiara Tito të cilës i kishte ardhur babai nga Italia, një supriz e priti edhe Luizin, raporton Gazeta10.

Në mbrëmje iu është bërë një surprizë e pa pritur edhe fonomenit të saj shtëpie Luiz Ejllit, ky i fundit u thirr në dhomën e rrëfimit nga Arbana Osmani.

Ai ndau disa detaje për publikun rreth jetës së tij edhe fëmiris së tij.

Artisti Shkodran u pyt nga Arbana edhe për arsyjen se pse shpesh herë e shohim të përlotur në oborrin e shtëpi, ai u shpreh se ndjen mall për babin e ndjer të tij dhe se muzika që vëllai i madh vë në sfond ishte njëra prej këngëve që babi i tij e ka dëgjuar.

Ndonëse nëna i jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo i kishte dërguar një letër duke i dhënë forcë më shumë që të vazhdojë garën.

Letra e përloti aq shumë Ejllin, i cili në një moment theksoi se shpreson që kur të dalë nga Big Brother të mos ketë nevojë më të punojë e ëma, pasi sipas tij ka sakrifikuar shumë në jetë.

Luizi ndërkohë konsiderohet si një nga lojtarët më të fortë brenda që ka fituar simpatinë e publikut në masë të madhe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.